Pas një kohe të gjatë në burg, Arkin (Josh Stewart) e mbaron dënimin dhe gjen punë si mekanik. Megjithatë ai vendos të vjedhë pronarin e tij që të mund të paguajë ish-gruan e tij (Daniella Alonso). Gjatë përpjekjes për të vjedhë shtëpinë e pronarit të tij ai së bashku me familjen e pronarit e gjejnë vetën në mëshirën e “The Collector”. Shtëpia kthehet në një labirint të mbushur me kurthe. Skenari është shkruar nga Marcus Dunstan, i cili ka shkruar gjithashtu Feast dhe Saw IV.
0 comments
Post a Comment