Alegori politike dhe historike, prekëse, dramë erotike, ndjekje, aventurë dhe mbi të gjitha mbrekulli teknologjike, «Avatar» zgjeron kufijtë e teknologjisë së kinemasë. Ja del mbanë gjithashtu duke thënë dhe disa gjëra të rëndesishme për historinë Amerikane ose mbase për mënyren sesi Amerika kundërshton të kuptojë dhe kulturën e huaj dhe përfundimisht i shkatërron. Beteja përfundimtare e filmit shfaq, ne bazë të Kameron-it “nënen e të gjitha betejave, që kombinon teknologjinë njerëzore me një shumëllojshmëri të armëve futuristike…” Filmi i ri Xheims Kameron, Avatar, prodhimi dhe promovimi i te cilit kushtoi 430 milionë dollarë, mblodhi pothuajse 232,2 milione dollare globalisht.
Viti 2154… banues të Tokës kërkojnë në planetin Pandora një metal të çmuar dhe janë të gatshëm të sundojnë dhe të shkatërrojnë kulturën e vendasve Navi, një rracë që të kujton Indianët e Amerikës. Përpara shkatërrimit përfundimtar do të mundohen ti bindin të ikin vetë duke u dërguar Avatarin e një veterani lufte.
3 comments
shum i papm ,,,urime stafit
Posted on 6/7/11 22:22
e kom shiqu niher ket filum edhe smundem te ndalem te shiqoj esht filum i papar
Posted on 23/12/11 11:15
me pelqen ky filum bravo stafi
Posted on 23/12/11 11:16
Post a Comment