Një zë i lutet shkrimtarit, Joel Brandt, të ngrejë telefonin kur ai po lexonte mesazhet tek sekretaria e tij telefonike. Duke e menduar si tallje, Joel e fshin mesazhin. Telefonuesi gjindet i vdekur. Një tjetër mesazh… një tjetër i vdekur… Vrasësi ka tërhequr vëmendjen e Joel, dhe Joel ka tërhequr vëmendjen e policisë. Tani, i dyshuari kryesor, Joel zbulon që arsyeja pse vrasësi e kishte shënjestruar atë ishte një shkrim i tij.
0 comments
Post a Comment