Nikita u shpëtua nga dënimi me vdekje nga një agjensi e fshehtë në SHBA e njohur si Division, e cila e trajnoi dhe e ktheu në një vrasëse profesioniste. Ajo u tradhëtua nga njerëzit e saj dhe e humbi besimin. Pas tre vjetësh e fshehur, Nikita kthehet dhe i bën të qartë ish-shefit të saj, Percy dhe ish-miqve të saj Michael dhe Birkhoff se ajo nuk do të ndalet para asgjëje derisa të shkatërrojë agjensinë e tyre. Kjo e fundit vazhdon të rekrutojë dhe trajnojë të rinj të tjerë, mes tyre edhe Jaden e Thom. Fshirja e të gjitha dokumentave që vërtetonin ekzistencën e tyre i kishte kthyer ata në vrasës të ftohtë dhe të efektshëm. Një nga këta rekrutët e rinj, Alex është një vajzë e bukur me një të kaluar të dhunshme dhe një histori jo shumë të ndryshme nga ajo e Nikitës…
0 comments
Post a Comment